Censi i popullsisë e banesave, Rama e cilëson mision patriotik. BE, të rëndësishëm për integrimin

Nga A2 CNN
13 Shtator 2023, 14:39 | Aktualitet
Censi i popullsisë e banesave, Rama e cilëson mision patriotik. BE,

Një detyrim patriotik e konsideron kryeministri Rama censin e popullsisë dhe banesave, që pritet të nisë në shtator dhe kthehet mbrapsht në kohët e Ismail Qemalit, duke e cituar në një intervistë për median franceze, teksa vlerësonte shqiptarët si të bashkuar, pavarësisht nëse ishin katolikë apo myslimanë.

“Censi është një mision patriotik. 10 minuta kohë për të plotësuar formularin me standard europian është një detyrim patriotik”, tha Rama.

I vetëdijshëm për ndjeshmëritë etnike e fetare të procesit, Rama tregoi si garanci të respektimit të standardeve europiane, përfshirjen e BE-së dhe partnerëve të tjerë.

“Pikësëpari është një proces i rëndësishëm për të identifikuar sa është numri i shqiptarëve që jetojnë këtu dhe sa është numri i pasurive të patundshme. Janë dy faktorë që garantojnë standardet, partnerët. Faktori tjetër është teknologjia e lartë që do të përdoret”.

Pretendimeve që mund të vijnë nga shtete të ndryshme sa i përket minoriteve në Shqipëri, u dha një përgjigje paraprake. “Leksione për minoritete të Shqipërisë nuk i jep askush, asnjë vend. Zero”.

Për përfaqësuesin diplomatik të Brukselit në Tiranë, Luigi Soreca, ky proces është i rëndësishëm për rrugën europiane të integrimit.

“Zhvillimi i mëtejshëm statistikor është i rëndësishëm edhe në kontekstin e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë. Gjithashtu, të dhënat e censit janë pjesë e shumë aspekteve për anëtarësim të Shqipërisë në BE”, tha Soreca.

Rikthimi në Shqipëri i ambasadorit Luigi Soreca nuk mund të lihej nga Edi Rama papërmendur me kënaqësi. “Me rikthimin e tij në Shqipëri, meriton titullin legjendar, sepse vetëm në legjenda ndodh që ata që ikin përgjithmonë të kthehen përsëri”, tha Rama. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos