Përgjimet e operacionit Metamorfoza dhe shqetësimet e krijuara mbi ndërhyrje të mundshëm në sistemin TIMS treguan se imazhi i Policisë së Shtetit nuk është në ditën e tij më të mirë.
Vetë ministri i Brendshëm po thekson nevojën e vetëpastrimit në radhët e uniformave blu. Taulant Balla hedh një tjetër hap, mbledh në një tavolinë drejtor dhe ish-drejtorë të Policisë së Shtetit që kanë shërbyer gjatë qeverive të majta e të djathta.
Ata kanë mbi kurriz një eksperiencë me rezultate dhe kosto dhe u kërkoi këshilla dhe propozime.
“Dashur pa dashur keni lidhur jetën tuaj me policinë e shtetit dhe këshillat tuaja mund të na ndihmojnë. U shtrij dorën e bashkëpunimit dhe e kam derën e hapur.”
Të ulur në tavolinë janë ish-drejtuesit që mbajnë ende poste si Ardi Veliu tek Agjencia e Mbikëqyrjes Policore apo dhe Haki Çako tek ajo e Mbrojtjes Civile, por edhe Ahmet Prençi ish-drejtuesi që njihet për afërsinë e tij me demokratët.
Por, Balla tentoi të mos ishte politikan, duke u treguar hallet që ka vendi me rendin dhe sigurinë.
Siguria ne shkolla dhe shpërndarja e drogave armëmbajta pa leje, por edhe kundërshtimi i punonjësve të policisë së shtetit, sipas ministrit të Brendshëm janë shqetësime të cilat duhet të marrin fund.
Sipas ministrit të Brendshëm, Shqipëria ka pasur dhe një luftë me zjarret, e cila është përballuar me sukses, ndërsa tha se ministria do të hape nje debat publik lidhur me statusin e punonjësit të policisë, pasi lë detyrën. (A2 Televizion)
