Kandidon për bashkinë e Kukësit, largohet nga detyra e prefektit Albert Halilaj

Nga A2 CNN
13 Shtator 2023, 14:45 | Politikë
Kandidon për bashkinë e Kukësit, largohet nga detyra e prefektit

Në mbledhjen e fundit, këtë të mërkurë, këshilli i ministrave ka larguar nga detyra dhe prefektin e qarkut të Kukësit, Albert Halilaj.

Largimi i tij është bërë, pasi Albert Halilaj tashmë do të garojë në anën e mazhorancës për kreun e Bashkisë së Kukësit më 24 shtator, pas largimit të Safet Gjicit për shkak të një skandali seksual në zyrat e institucionit që drejtonte.

Në të njëjtën mbledhje, qeveria ka caktuar dhe pasuesin e Halilaj. Kështu, me vendimin e ri, Granit Gjana do të jetë prefekti i ri i Kukësit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos