Pas fazës së parë në universitete, nxitja me para nuk i bëri tërheqëse degët prioritare as në Vlorë

Nga A2 CNN
13 Shtator 2023, 15:11 | Sociale
Pas fazës së parë në universitete, nxitja me para nuk i

Faza e pare e regjistrimeve në 4 fakultetet e universitetit “Ismail Qemali” të Vlorës, nuk ka sjellë ndonjë surprizë, sa i takon interesimit të kandidatëve për student në vitin e ri akademik, 2023-2024. Zv/rektorja e këtij universiteti jep një panoramë të regjistrimeve dhe preferencat që kanë tërhequr më shumë kandidatë.

Ndërkohë në degët e mësuesisë edhe pse një pjesë e programeve u shpallën si prioritare nga qeveria, sërish numri i studentëve të regjistruar paraqitet shumë i ulët, madje në disa programe është zero.

Për këto programe drejtuesit e universitetit kanë shpresë në fazën e dytë të regjistrimeve, ku studentët që do të regjistrohen në degët që janë cilësuar si prioritare, do të përfitojnë edhe një pagesë prej 40 mijë lekësh të rinj në muaj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos