Viti i ri shkollor, vendimi 25 nxënës për klasë i pazbatueshëm në Tiranë

Nga A2 CNN
9 Shtator 2023, 15:39 | Sociale
Viti i ri shkollor, vendimi 25 nxënës për klasë i

Shkollat vijojnë shpërndarjen e teksteve për nxënësit e arsimit 9- vjeçar. Këtë vit, vetëm nxënësit e klasave të para deri të treta do t’i  kenë librat tërësisht të rinj dhe falas, ndërsa për më të rriturit tekstet shkollorë do të jenë të përdorur.

Në rastet kur librat janë shumë të dëmtuar mund zëvendësohen nga shkollat edhe pse në shumë raste prindërit zgjedhin t’ua blejnë të rinj.

Pak ditë para fillimit të vitit shkollor drejtues të arsimit parauniveristar deklarojnë se infrastruktura arsimore është gati për të pritur nxënësit. Mirëpo, kur pyeten për udhëzimin e ri për uljen e numrit të nxënësve,  25 për klasë,  drejtues të ministrisë lënë të kuptohet se kjo është e vështirë të zbatohet veçanërisht në Tiranë, ku mësimi vijon të jetë  me turne për shkak të numrit të lartë të nxënësve.

Ky vit shkollor nis më herët, më 11 shtator dhe më një ministër të ri. Ogerta Manastirliu vendoset ne krye të arsimit pas 6 vitesh në drjetimin e shëndetësisë dhe çështjeve sociale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos