Shtyhet sërish afati për regjistrimin në shkolla

Nga A2 CNN
7 Shtator 2023, 10:30 | Sociale
Shtyhet sërish afati për regjistrimin në shkolla

Procesi i regjistrimit në shkolla për klasën e parë, gjimnaz ose shkollë të mesme të orientuar është shtyrë sërish, 4 shtatori ishte afati i fundit, por Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar bën me dije se ky proces do të vijojë deri me datë 10 shtator ora 23:59, 1 ditë para nisjes së viti të ri shkollor.

“Procesi i regjistrimit të nxënësve për vitin shkollor 2023-2024 për klasën e parë, gjimnaz ose shkollë të mesme të orientuar do të shtyhet deri më datë 10.09.2023 ora 23:59”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë, për shkollën e mesme profesionale dhe gjimnaz me kohë të pjesshme mbi 18 vjeç, regjistrimet do të vijojnë deri më 30 shtator.

“Regjistrimi i nxënësve për vitin shkollor 2023-2024, për shkollën e mesme profesionale dhe gjimnaz me kohë të pjesshme mbi 18 vjeç do të vijojnë të mbeten të hapura deri më datë 30.09.2023 ora 23:59”, përfundon njoftimi.

Mësimi në të gjitha shkollat e arsimit parauniversitar në vend, qofshin këto publike, apo private, do të nisë zyrtarisht në datën 11 shtator. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos