Shikimi te fëmijët, okulistja: Po shkaktohen sëmundje në mënyrë artificiale

Nga A2 CNN
13 Shtator 2023, 19:21 | Sociale
Shikimi te fëmijët, okulistja: Po shkaktohen sëmundje në

Rritja e numrit të vizitave të fëmijëve tek okulistik, si dhe rritja e problematikave me shikimin te kjo grupmoshë, tashmë janë fakte që konfirmohen vit pas viti.

Apelet e okulistëve, duket se nuk po japin efektin e dëshiruar. Në këtë kontekst, ndoshta njohja se si funksion syri i një fëmije dhe si lodhet ai në mënyrë artificiale, mund të ndihmojë në reduktimin e një ndër shkaktarëve kryesorë të problemeve me shikimin te fëmijët, që është përdorimi i celularëve tabletave apo edhe kompjuterëve në mënyrë të ekzagjeruar.

Ndërgjegjësimi i prindërve për të kryer vizitat e fëmijëve të tyre tek okulisti tashmë është më i lartë, por okulistja apelon që tashmë prindërit duhet të disiplinojnë fëmijët në përdorimin e pajisjeve digjitale, pasi problemet me shikimin, janë vetëm një anë e përdorimit të tepruar të këtyre pajisjeve.

Sa më herët të zbulohen problemet e shikimit te fëmijët, aq më e madhe është edhe mundësia për t’i riparuar ato, apelojnë specialistët e fushës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos