
Shumica e viktimave si pasojë e përmbytjeve katastrofike në Libi mund të ishin shmangur, nëse vendi i përçarë, do të kishte pasur një shërbim funksional meteorologjik, në gjendje për të paralajmëruar popullsinë.
Këtë e tha kreu i Organizatës Meteorologjike Botërore ditën e enjte, i cili theksoi se sfida kryesore e Libisë në menaxhimin e krizës, ishte mosfunskionimi normal i qeverisë.
“Konkluzioni është ky: nëse do të kishte pasur një shërbim funksional meteorologjik, ata do të mund të lëshonin paralajmërime dhe autoritetet e menaxhimit të emergjencave do të kishin qenë në gjendje të evakuonin popullsinë, duke shmangur shumicën e viktimave. Sigurisht nuk mund të evitojmë plotësisht humbjet ekonomike por mund ti kishim minimizuar këto humbje duke pasur shërbimet e duhura në fuqi”, tha Petteri Taalas. (A2 Televizion)