“Pse i fshihni ministrat?”, Berisha: Kriteri kryesor në qeveri është hajdutëria

Nga A2 CNN
14 Shtator 2023, 12:26 | Politikë
“Pse i fshihni ministrat?”, Berisha: Kriteri kryesor në qeveri

Kreu i Rithemelimit ka përsëritur të enjten në Parlament qëndrimet që ka mbajtur edhe më herët për ndryshimet e bëra në qeverinë Rama, së fundmi.

Nga foltorja e Kuvendit, Sali Berisha, pyeti mazhorancës se përse është duke i “fshehur ministrat” e rinj, dhe nuk po bëhen diskutime që qytetarët të dinë se çfarë përfaqësojnë.

“Ju i fshihni sepse ata janë hajdutë, ju jeni hajdutë. Nuk ka arsye tjetër, vetëm hajduti fshihet. Po të mos ishin të tillë, ata do ishin krenarë, qoftë edhe nga sulme absurde.” 

Berisha përsëriti edhe një herë akuzat që ka ngritur për emërimet e reja në qeveri, të cilat i ka cilësuar si të diktuara nga krimi. Për të, emërimet e reja, janë thjesht disa anëtarë të rinj të atij që e ka cilësuar si “ansamblin e krimit dhe të drogës” në qeverinë Rama.

“Ju nuk e nxirrni këtu Maznikun, sepse ai ka firmosur me bosin e Ndragetës. Mazniku ka marrë 12 rroga, ai bëhet ministër, se ka pasur fuqi të paguajë, të blejë, të bëjë pazare me Edi Ramën. Ajo tjetra, Koçiu, e kapur në përgjime. Edi Rama i sjell me kokrra. Nga e gjeti këtë Albanën? Këtë Koçiun?”

Kriteri kryesor, në qeveri, sipas Berishës është hajdutëria. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos