Merita Bakiu largohet nga “Aleanca për Ndryshim”, në vend të saj shkon Doda

Nga A2 CNN
14 Shtator 2023, 09:55 | Politikë
Merita Bakiu largohet nga “Aleanca për Ndryshim”, në vend

Deputetja e Partisë Demokratike, Merita Bakiu, e rreshtuar krah Lulzim Bashës është larguar nga grupi Parlamentar “Aleanca për Ndryshim”, ku bëjnë pjesë deputetët e partive të vogla, aleate të PD-së.

Tashmë që Basha u rikthye në krye të demokratëve dhe lufta e numrave është tema kryesore, Bakiu do të regjistrohet si deputete e grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.

Në vendin e saj në grupin e aleatëve shkon Petrit Doda, i cili mori mandatin e deputetit pak muaj më parë dhe u regjistrua si i pavarur, duke mos mbështetur asnjë prej grupimeve brenda Partisë Demokratike. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos