Avokati i popullit, Bardhi fton mazhorancën në negociata: Ta zgjedhim me dialog

Nga A2 CNN
15 Shtator 2023, 14:09 | Politikë
Avokati i popullit, Bardhi fton mazhorancën në negociata: Ta zgjedhim

Gazmend Bardhi, në cilësinë e kryetari të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, kërkon nga Kuvendi dhe PS-ja që të nisin negociatat për të zgjedhur Avokatin e Popullit.

Duke iu referuar traditës politike që prej 2012, Bardhi sjell në vëmendje që të drejtën për të propozuar emrin, që do të zëvendësojë Erinda Ballancën, e ka opozita.

Por, domodoshmëria për votat e mazhorancës, pasi nevojiten 84 vota, kreu i grupit parlamentar i PD-së fton homologun socialist në dialog për një proces transparent dhe demokratik.

Prej më shumë se 1 viti, demokratët dhe socialistët nuk kanë gjetur dakordësinë për Avokatin e Popullit, arsyeja ka të bëjë me PS-në që nuk ka dhënë votën si nga ana tjetër demokratët e përçarë ende nuk kanë vendosur se për cilin nga emrat do të firmosin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos