
Laçi ka marrë fitoren e parë në Superiore këtë sezon duke mposhtur me rezultatin e thellë 6-1 skuadrën e Teutës.
Bardhezinjtë e dominuan totalisht takimin, ndërsa e mbyllën pjesën e parë në avantazh me dy gola teksa shënuan Sobowale dhe Ujka. Ndërkohë, edhe pjesa e dytë nisi në të njëjtën mënyrë për vendasit të cilët realizuan dy gola të shpejtë me William dhe Bajramaj.
Në minutën e 79-të, kur Teuta nuk jemi asnjë shenjë reagimi, Ujka realizoi ehe golin e dytë personal dhe të pestin për ekipin e tij. Në minutën e dytë të shtesës, Gjata shënoi golin e nderit për durrsakët, ndërsa në të katërtën e shtesës, Myrta e vulosi rezultatin në 6-1.
Me këtë fitore, Laçi shkon në kuotën e 4 pikëve pas 3 ndeshjeve të para, ndërsa Teuta ka mbetur në kuotën e një pike. (A2 Televizion)