Mijëra të zhdukur nga përmbytjet katastrofike në Libi, në garë për të ndihmuar të mbijetuarit

Nga A2 CNN
15 Shtator 2023, 09:45 | Bota
Mijëra të zhdukur nga përmbytjet katastrofike në Libi,

Një garë me kohën ajo për të ndihmuar të mbijetuarit e përmbytjeve vdekjeprurëse në Libi, dhe për të lokalizuar të vdekurit, teksa mijëra njerëz rezultojnë ende të zhdukur. Trupa vijojnë të nxirren nga balta dhe rrënojat që ka lënë pas stuhia shkatërruese.

Mijëra njerëz u vranë kur dy diga shpërthyen pas reshjeve intensive në qytetin e Dernas. Të dhënat e fundit flasin për mbi 11 mijë viktima, por me listën e gjatë të të zhdukurve, totali mund të arrijë në 20 mijë.

Numrat po ndryshojnë teksa flasim. Janë me mijëra të vdekur dhe shumë të tjerë të zhdukur. Zona e goditur rëndë kishte një popullsi prej 30 mijë banorësh prandaj mendoj se në fund do të dëgjojmë shifra dramatike, edhe më të larta nga sa është parashikuar.

Të mbijetuarit rrëfejnë se familje të tëra ishin shuar së bashku, teksa përshkruajnë momentet e tmerrshme të njerëzve që ishin rrëmbyer nga rryma, para syve të tyre.

Organizata botërore e meteorologjisë tha se shumica e viktimave mund të ishin shmangur nëse do të kishte pasur në fuqi, sisteme efikase paralajmërimi.

Ishte një katastrofë. Të gjithë miqtë e mi kanë vdekur. Një prej shokëve të mi, në fillim po filmonte nga një luginë, dhe më pas vdiq. Një tjetër kishte 5 fëmijë, por vetëm njëri prej tyre është gjetur.

Sipas organizatës ndërkombëtare për migracionin, rreth 30 mijë vetë kanë mbetur të pastrehë. Ajo paralajmëron për rrezik të lartë të shpërthimit të sëmundjeve nga uji i kontaminuar. Komuniteti ndërkombëtar ka përshpejtuar përpjekjet për të siguruar ndihma.

Zyra për koordinimin e çështjeve humanitare në OKB, bëri thirrje për grumbullimin e mbi 71 milion dollarëve për të adresuar nevojat urgjente të qytetarëve të prekur. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos