Spektakël në “Allianz Arena”, barazim me 4 gola në Bayern-Levekusen

Nga A2 CNN
15 Shtator 2023, 21:09 | Futboll
Spektakël në “Allianz Arena”, barazim me 4 gola në

Java e katërt në Bundesligën gjermane ka nisur me një sfidë spektakolare, Bayern Munchen-Bayer Levekusen, e cila dhuroi spektakël dhe 4 gola në “Allianz Arena”, ndërsa dy ekipet ndan nga një pikë me rezultatin final që u mbyll 2-2.

Kane ishte i pari që shënoi duke gjetur rrjetën pas një goditje me kokë që në minutën e shtatë të ndeshjes, ndërsa Leverkusen reagoi që në pjesën e parë duke barazuar me anë të Grimaldo.

Ndërkohë, spektakolar dhe me emocione të shumta ishte edhe fundi i ndeshjes kur Goretzka kaloi vendasit në avantazh 4 minuta para fundit, ndërsa në minutën e katërt të shtesës Leverkusen barazoi rezultatin në 2-2 me anë të Palacios.

Pas këtij takimi, dy ekipet Bayern Munchen-Bayer Levekusen ndajnë edhe vendin e parë me nga 10 pikë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos