
Peter Crouch, ish-sulmuesi i Liverpool e kombëtares së Anglisë, i cili dikur realizonte gola spektakolarë, sot në moshën 42-vjeçare e ka të vështirë të realizojë edhe një penallti. Para ndeshjes mes Wolves dhe Liverpool në Premier League këtë të shtunë, ai ka tentuar të godasë një penallti, por ka rrëshkitur dhe ka rënë keq. Menjëherë video është bërë virale në internet. (A2 Televizion)