
Juventusi ka kaluar me sukses përballjen e radhës në Serinë A përballë ekipit të Lazios. Bardhezinjtë u imponuan 3-1 në një takim që foli totalisht për ta.
Vendimtar në këtë takim ishte Dusan Vlahoviç, i cili shënoi 2 herë, teksa goli i tretë për vendasit u shënua nga Chiesa.
Për miqtë, të cilët nuk po kalojnë një moment shumë të mirë në kampionat, e shkurtoi rezultatin Luis Alberto.
Pas 4 takimesh Juventusi ka marrë kryesimin e tabelës, teksa “shqiponjat” e kryeqytetit kanë grumbulluar vetëm 3 pikë. (A2 Televizion)