
Tundimit për të përdorur fotoshopin nuk i ka shpëtuar as kandidatja për deputete në Francë, Juliette de Causans. Në foton e afishuar në rrugët e qytetit, De Causans duket si një vajzë rreth të 20-tave me një buzëqeshje të bardhë e të ndritshme, mirëpo realiteti është shumë larg saj.
Qytetarët e shumtë kanë vënë në dukje se Juliette de Causans i ka mashtruar për shkak se ajo nuk ngjason aspak me foton zyrtare.
“Është një mashtrim”, “Ju po mashtroni votuesit me foton tuaj të fushatës. Është patetike, nuk po të votoj më, ne meritojmë diçka më të mirë”, kanë shkruar ndjekësit e saj të zemëruar.
“Ajo është patetike”, komenton një tjetër.
De Causans pranoi se e bëri këtë me arsyetimin se imazhet e redaktuara do të ndihmonin për të çuar përpara kauzën e saj. Në të njëjtën kohë, ajo gjithashtu argumentoi se është e drejta e saj të ketë një “foto të bukur”. (A2 Televizion)