Gjykata e Korçës lë në burg 11 të arrestuarit e “Tempullit” të drogës

Nga A2 CNN
17 Shtator 2023, 12:19 | Kronikë
Gjykata e Korçës lë në burg 11 të arrestuarit e

Gjykata e Korçës ka lënë në burg pa afat 11 të ndaluarit vetëm pak ditë më parë në kuadër të operacioni “Tempulli”.

Pjesa më e madhe e tyre ka deklaruar se janë përdorues të lëndëve narkotike dhe sasinë e vogël që u është gjetur e kanë patur për përdorim vetjak, ndërsa një pjesë e tyre nuk kanë pranuar akuzat e ngritura nga prokuroria.

Për prokurorinë ka prova të mjaftueshme që fajësojnë të 11 të ndaluarit për t’i mbajtur pas hekurave deri në përfundim të hetimit.

Një ditë më parë gjykata e Korçës ka lënë në burg pa afat edhe 10 të arrestuar të tjerë ndërkohë që 4 shtetas janë arrestuar pak ditë më parë për të njëjtën vepër penale.

Policia ka bërë me dije se edhe 5 shtetas të tjerë janë në kërkim policor.

Urdhra ndalimi:

Leonard Dervishllari

Dhimiter Buli

Endrit Afesllari

Naum Cobani

Erion Bardho

Andrea Barmashi

Marko Ziko

Klavio Prishtina

Dorian Beçka

Arjan Zengo

Denis Potgorija (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos