16-vjeçari qëllohet me thikë nga bashkëmoshatari në Shkodër

Nga A2 CNN
18 Shtator 2023, 14:26 | Kronikë
16-vjeçari qëllohet me thikë nga bashkëmoshatari në

Një 16-vjeçar është dërguar në spitalin e Shkodrës, pasi është plagosur me thikë nga një bashkëmoshatar i tij.

Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00 pas një konflikti të çastit, në lagjen “Kongresi i Përmetit”, në rrugë.

“Shtetasi Xh. P. ka dëmtuar me mjet prerës shtetasin K. L., i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, dhe është jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë vijojnë intensivisht krehjen e zonës, me qëllim kapjen e shtetasit Xh. P”, njofton policia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos