Fakultetet e mjekësisë së përgjithshme dhe biznesit kryesojnë interesimin e kandidatëve për studentë në universitetet e Elbasanit dhe Gjirokastrës. Ndërsa universiteti i Elbasanit në përgjithësi ka ruajtur të njëjtat nivele regjistrimi pas fazës së parë, ai i Gjirokastrës ka shënuar rritje me mbi 20 për qind regjistrime krahasuar me vitin e kaluar akademik. (A2 Televizion)
Mjekësia dhe biznesi kryesojnë regjistrimet në universitetet e Elbasanit dhe Gjirokastrës
