Gjashtëmijë vite para Krishtit buzë liqenit të Prespës, Shpella e Trenit është një dëshmi e veçantë e jetës prehistorike në atë zonë.
Një monument i paçmueshëm jo vetëm historik por edhe natyror, duket që është lënë pa vëmendjen dhe kujdesin që meriton.
Madje, në këtë shpellë mungon edhe informacioni më minimal për atë që përfaqëson.
Bashkia e Devollit, e pafuqishme për të bërë më shumë është përpjekur ta promovojë Shpellën e Trenit dhe ta vendosë atë në guidat turistike të agjencive.
Shpella e Trenit dhe Liqenin i Prespës vetëm përgjatë muajit gusht është vizituar nga rreth12 mijë turistë, prandaj edhe ndërhyrja në të është shumë emergjente, pasi në gjendjen e sotme nuk ofron asnjë informacion. (A2 Televizion)
