
Kryeministri Edi Rama e ka nisur, mëngjesin e sotëm, me Shkodrën. Në një postim në rrjetet sociale, kreu i qeverisë bën me dije se do të ketë internet falas që do të jetë në dispozicion në të gjitha atraksionet turistike të Shkodrës. Këtu përfshihet pedonalja, liqeni i Shkodrës, Thethi, Kalaja e Rozafës.
“Mirëmëngjes dhe me internetin falas që do të jetë në dispozicion në të gjitha atraksionet turistike të Shkodrës dhe pedonalet e qytetit, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.
Shkodra tashmë është në duart e socialistëve, pasi më 14 maj Benet Beci fitoi përballë Bardh Spahisë së koalicionit “Bashkë Fitojmë”, të Sali Berishës dhe Ilir Metës.
MIRËMËNGJES ?dhe me internetin falas që do të jetë në dispozicion në të gjitha atraksionet turistike të Shkodrës dhe pedonalet e qytetit, ju uroj një javë të mbarë? (A2 Televizion)