Parkingu bosh, rrugët e pazarit të Gjirokastrës plot me mjete. Qytetarët “refuzojnë”

Nga A2 CNN
18 Shtator 2023, 14:28 | Aktualitet
Parkingu bosh, rrugët e pazarit të Gjirokastrës plot me mjete.

Ky është parkingu i ri nëntokësor që është bërë në Sheshin e Çerçizit në Gjirokastër. 10 mijë metra katrorë ndërtim dhe me mbi 300 vende parkimi, duket se nuk ka zgjidhur problematikën e parkimeve të paligjshme në rrugët e pazarit.

Shumë qytetarë gjirokastritë, por edhe vizitorë preferojnë t’i parkojnë makinat ku të mundin, duke rrezikuar gjobat dhe nuk i vendosin në parkingun nëntokësor. Këto fakte konfirmon për mikrofonin e A2 CNN edhe shefi i sektorit të qarkullimit rrugor në Drejtorinë e Policisë së Gjirokastrës.

Të paktën përgjatë sezonit veror gjobat e vendosura nga policia për mjetet e parkuara nuk duket se kanë dhënë efekt.

Jashtë kameras persona të punësuar ose që kanë biznese në zonën e pazarit shprehen se çmimet e parkimit janë të shtrenjta për ta dhe se nuk i përballojnë dot pasi është një shpenzim i përditshëm. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos