
Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në Kodrat e Vajnikut në Fier, në vendin e quajtur Poligon.
A2 CNN mëson se në vendngjarje kanë shkuar 5 automjete zjarrfikëse, 2 nga Fieri, 2 nga Lushnja dhe 1 nga Roskoveci.
Si pasojë e flakëve, janë djegur shkurre dhe një parcelë me ullinj.
Forcat zjarrfikëse po punojnë për shuarjen e flakëve, teksa nuk dihen ende shkaqet. (A2 Televizion)