500 familje në rrezik, ujin e ndotur e paguajnë për të pijshëm

Nga A2 CNN
19 Shtator 2023, 10:50 | Aktualitet
500 familje në rrezik, ujin e ndotur e paguajnë për të

Uji i ndotur që vjen në çezmat e rreth 500 familjeve të fshatit Luar në bashkinë e Roskovecit dhe që këta banorë e paguajnë për ujë të pijshëm.

Shumica e banorëve detyrohen që ujin për të pirë ta blejnë në qytet pranë autobotëve që e shesin. Ndërsa të pamundurit falënderojnë fëmijët dhe dhëndurët që u sjellin ujë për të pirë.

Sikur të mos mjaftojnë mundimet dhe shpenzimet për të siguruar ujë të pijshëm, banorët ankohen se po u shkatërrohen edhe pajisjet elektroshtëpiake.

Banorët shprehen se ata si gjithë të tjerët paguajnë faturat dhe taksat. Përveç ujit të pijshëm atyre u mungojnë koshat e mbeturinave, si dhe ndriçimi, mungesa të cilat edhe pse janë adresuar disa herë te pushteti lokal, kanë rënë në vesh të shurdhër. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos