I dënuar me 10 vite burg, arrestohet 41-vjeçari në Kavajë, fshihej në një pyll në Spille

Nga A2 CNN
19 Shtator 2023, 10:21 | Kronikë
I dënuar me 10 vite burg, arrestohet 41-vjeçari në Kavajë,

Një 41-vjeçar në kërkim, i cili është i dënuar me 10 vite burgim, është arrestuar nga policia në Kavajë pas informacioneve të marra në rrugë operative për vendndodhjen e tij.

Në pranga ka rënë Xhevdet Xhafa nga Rrogozhina. 41-vjeçari fshihej në një zonë të pyllëzuar në fshatin Spille. Ai u vu në pranga nga uniformat blu.

Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar Xhevdet Xhafën me 10 vjet  burgim, për veprën penale “Trafikimi i personave të rritur”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos