Merr zgjidhje ankesa e qytetarëve për gjobat e Policisë Rrugore! Nga sot njoftimi në celular përmes e-Albania

Nga A2 CNN
19 Shtator 2023, 13:09 | Aktualitet
Merr zgjidhje ankesa e qytetarëve për gjobat e Policisë Rrugore!

Merr zgjidhje ankesa e qytetarëve për gjobat e Policisë Rrugore. Nga sot njoftimi do t’ju vijë qytetarëve menjëherë në telefon, përmes e-Albania. Lajmi është dhënë nga kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Merr zgjidhje ankesa e qytetarëve për gjobat e Policisë Rrugore. Nga sot njoftimin e merrni menjëherë në telefonin tuaj, përmes e-Albania”, shkruan kryeministri Edi Rama.

Vetë kreu i qeverisë më herët ka bërë me dije se Shqipëria e së ardhmes do të jetë online dhe kjo është një nga hapat e radhës drejt këtij premtimi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos