Mesazhe nga ekrani i madh, nis rrugëtimin festivali i filmit për të drejtat e njeriut

Nga A2 CNN
19 Shtator 2023, 15:07 | Kulturë
Mesazhe nga ekrani i madh, nis rrugëtimin festivali i filmit për

Ky është edicioni i 18-të i një festivali filmi që në Tiranë thërret për të drejtat e njeriut. Ky mision i themeluar që në krye të herës nga kineasti Kujtim Çashku e që vijon të mbajë të njëjtën firmë, nis sërish këtë vjeshtë rrugëtimin. E vërteta dhe pandëshkueshmëria janë temat e këtij viti.

“Festivali i filmit për të drejtat e njeriut këtë vit sjell dilema. Po cilat janë dilemat e këtij viti? Flasim për pandëshkueshmërinë, në Shqipëri, në Europë dhe në botë të lidhura me strukturat e vjetra sepse ne patëm një Nurenberg, por nuk e dimë çfarë krimesh kanë ndodhur pas luftës së Dytë Botërore dhe askush nuk është vënë para përgjegjësisë. Kur flas për krime flas për ata që kërcënojnë planetin dhe flas për krimet në Ukrainë”, u shpreh Kujtim Çashku, krijues i Festivalit.

“Ka ende probleme me Shëndetësinë, ka probleme me edukimin, ka probleme me drejtësinë, ende në Shqipëri. Dhe pikërisht këtë javë kështu do të vijë në Tiranë, si një thirrje e ekipit që ka punuar për këtë festival për të vërtetat, për pandëshkueshmërinë, për të drejtat e njeriut”, shprehet Teodoror Lin, president nderi i Festivalit.

Ndonëse siç pohoi Presidenti i Nderit të këtij festivali, ka ende shumë probleme në Shqipëri, i vetmi film shqiptar që vjen në këtë festival është histori emigrimi. Gëzimi 17-vjeçar që trafikohet në Britaninë e Madhe bën çmos të kujdeset për të motrën pas zhdukje së Elirës, nënës së tyre. Produksionet e tjera filmike vijnë nga Ukraina, Rusia, Izraeli, Italia, Palestina e deri te Uganda. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos