Histori ende të pazbardhura nga e kaluara, njëlloj si me dosjet tona të komunizmit, dosje që mbajnë mes fletëve tortura e të vërteta ende të parrëfyera.
I tillë ka qenë një nga dokumentarët që përcolli regjisori kroat Dragan Cotic në Tiranë.
Një përvojë e tillë dramatike, e ngjashme me sfondin politik dhe historik të fateve të tyre, është edhe ajo e Jusuf Gërvallës, aktivistit me shpirt artisti që u vra nga UDB-ja jugosllave.
Njëlloj si Suzana Gërvalla, historitë e terrorizmit shtetëror jugosllav tregohen për herë të parë nga këndvështrimi i viktimave. Film dokumentar me titull “urdhra vrasjesh nga Beogradi”, trajton në 57 minuta seria e gjatë të vrasjeve të urdhëruara nga shërbimi sekret komunist i Jugosllavisë.
Viktimat më të reja ishin vetëm tre dhe nëntë vjeç. Produksioni sjell historinë e 78 mërgimtarëve kroatë në mbarë botën, shumica e të cilëve u vra në Gjermani.
Ndaj edhe në vitin 2005 autoritetet gjyqësore të Mynihut filluan të hetojnë vazhdimisht këto vrasje dhe të ndëshkojnë autorët. (A2 Televizion)
