
Arti shqiptar në zi. Aktori i njohur Lutfi Hoxha ka ndërruar jetë ditën e sotme në moshën 89-vjeçare.
Lajmi është konfirmuar nga familjarë të tij. Homazhet në nder të tij do të zhvillohen ditën e nesërme në hollin e Teatrit “Aleksandër Mosiu”.
Hoxha numëron shumë role në filmat shqiptar si “Shoku ynë Tili”, “Dollia e dasmës sime”, “Tingujt e luftës”, etj.
Lutfi Hoxha lindi më 1 Qershor 1934) është një aktor shqiptar. Në janar 1953 ishte një nga themeluesit e teatrit “Aleksandër Moisiu”, në Durrës, ku ai luajti deri në fund të karrierës së tij artistike. Në vitin 1989 ka dalë në pension. (A2 Televizion)