Njofton takim të veçantë me Lajçak, Vuçiç në Kombet e Bashkuara për të folur për Kosovën

Nga A2 CNN
19 Shtator 2023, 13:50 | Kosova
Njofton takim të veçantë me Lajçak, Vuçiç

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, paralajmëron se do të flasë për Kosovën në sesionin e 78 të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Gjatë qëndrimit në Nju-Jork, ai pritet të zhvillojë takime të ndryshme me liderë shtetesh, kryesisht afrikane, gjithashtu edhe me sekretarin e përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres.

Një ndër synimet e shprehura të Vuçiç, është ai i organizimit të një seance urgjente të Këshillit të Sigurimit për Kosovën, por siç ka thënë ai, pasi të përfundojë kryesimi shqiptar i OKB-së. Presidenti i Serbisë ka njoftuar dhe një takim të veçantë me përfaqësuesin special të Bashkimit Europian për dialogun Prishtinë-Beograd, Miroslav Lajçak.

Gjithashtu, konfirmoi pjesëmarrjen në një drekë joformale të organizuar për liderët e Ballkanit Perëndimor nga shefi i diplomacisë europiane, Josep Borrell, si dhe në pritjen tradicionale nga presidenti amerikan, Joe Biden. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos