Projektligji për pensionet private ka marrë “dritën jeshile” edhe në Komisionin për Ekonominë dhe Financat.
Projektligji ishte prezantuar dhe miratuar parimisht më herët në komision dhe në mbledhjen e sotme u vijua me shqyrtimin e tij nen për nen.
Deputetja Blerina Gjylameti, në cilësinë e relatores, vlerësoi se projektligji synon përmirësimin e procedurës së licencimit të shoqërisë administruese të fondeve të pensionit, forcimin e rregullave të qeverisjes së shoqërive administruese, etj.
Pas pyetjeve dhe diskutimeve, komisioni miratoi nen për nen dhe në tërësi projektligjin gjithë deputetët anëtarë të Komisionit të Ekonomisë dhe Financën, miratuan nen për nen dhe në tërësi projektligjin në fjalë, duke ia kaluar për shqyrtim seancës plenare të radhës. (A2 Televizion)
