
Një faqe online me emrin Posta Shqiptare nuk është gjë tjetër veç se një mashtrim.
Kjo faqe në rrjetin social Facebook është ngritur nga disa hackera të cilët po synojnë vjedhjen e të dhënave të klientëve. Skema është shumë e thjeshtë.
Duke u hequr si Posta Shqiptare, ato kanë nxjerrë një reklamë që i fton qytetarët që të blejnë produkte që për arsye të ndryshme, klientët e tyre nuk i kanë marrë. Ndërkohë, në realitet , ato vjedhin të dhënat e qytetarëve që bien pre.
Për këtë arsye, Posta Shqiptare zyrtare, ka bërë një njoftim në rrjetet sociale duke iu rikujtuar qytetarëve adresat e saj reale.
“Njoftim me rëndësi! Posta Shqiptare bën me dije për të gjithë klientët e saj se në rrjetet sociale është hapur një adresë me emrin e institucionit tonë, duke abuzuar me reklamimin e shërbimeve të cilat nuk ofrohen nga ne.
#PostaShqiptare rikujton çdo qytetar se adresat tona zyrtare janë si më poshtë:
Whttps://www.postashqiptare.al/
Për çdo informacion iu lutem na kontaktoni në numrat tanë të shërbimit ndaj klientit:
0682044727
0682044707
Si dhe në adresën e e mailit: [email protected] Jemi çdo ditë me fokus tek qytetari”, njofton Posta Shqiptare. (A2 Televizion)