
Komisioni qendror i Zgjedhjeve zhvilloi testimin e pajisjeve të identifikimit elektronik që do të përdoren këtë të diel në zgjedhjet e pjesshme në Kukës.
Procedura u cilësua e suksesshme nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, i cili ka parashikuar ngritjen e 74 qendrave të votimit për këtë proces elektoral.
Në garë për bashkinë e Kukësit janë dy kandidatët, Emri Vata nga koalicioni Bashkë Fitojmë dhe Albert Halilaj i Partisë Socialiste. (A2 Televizion)