Qindra zogj të ngordhur në Galapagos, shpërthen emergjenca

Nga A2 CNN
19 Shtator 2023, 10:46 | Bota
Qindra zogj të ngordhur në Galapagos, shpërthen emergjenca

Një emergjencë e papritur shëndetësore ka shpërthyer në Galapagos, pasi qindra zogj të ngordhur dhe shumë të tjerë, dukshëm të sëmurë, janë parë në arkipelag, një vend i trashëgimisë natyrore të UNESCO-s, i vendosur në Oqeanin Paqësor.

Alarmi, rezultat i dëshmive fillestare lokale për mediat, u konfirmua zyrtarisht nga drejtori i Parkut Kombëtar Danny Rueda, sipas të cilit, pas zbulimit të zogjve të ngordhur një plan ndërhyrjeje shëndetësore kishte nisur.

Ende nuk ka të dhëna të sakta për shkaqet e ngordhjes së zogjve, por paraprakisht mendohet se kemi të bëjmë me një rast gripi shpendësh, i cili nëse nuk parandalohet dhe izolohet, mund të jetë problematik dhe për njerëzit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos