Gjenden të vrara dy modele amerikane, dyshimet për një vrasës serial

Nga A2 CNN
20 Shtator 2023, 09:07 | Bota
Gjenden të vrara dy modele amerikane, dyshimet për një

Dy modele janë gjetur të vdekura brenda 48 orëve në Los Anxhelos, gjë që ka ngritur dyshimet e autoriteteve për mundësinë e një vrasësi serial që tashmë po qarkullon i lirë.

Nichole “Nikki” Coats e Malisa Mooney, 31 dhe 32 vjeç u gjetën pa jetë në zona të ndryshme të LA, dhe të dyja janë viktima të krimeve të dhunshme.

Familjarët e tyre janë pothuajse të sigurt se një vrasës serial është përgjegjës për krimet, ndonëse provat janë ende të paqarta.

Të afërmit e Nichole Coats e gjetën trupin pas 2 ditësh, pasi vajza nuk përgjigjej në telefon. Vdekja e saj cilësohet e dyshimtë dhe priten ende përgjigje nga mjekësia shkencore. Dy ditë më vonë, 5 km më larg, u gjet e vrarë në një apartament luksoz Malisa Mooney. Edhe në këtë rast, të afërmit u shqetësuan, pasi ajo nuk përgjigjej prej ditësh në telefon.

Alarmi tek autoritetet u ngrit nga tezja e “Nikki”, e cila tregon se mesazhi i fundit që mori nga bukuroshja ishte “është një maniak në qarkullim”.

Vdekja e dy vajzave të reja vjen pas një raporti të Bashkisë së Los Anxhelosit për shkallën e lartë të krimit, me të cilin përballen gratë me ngjyrë, edhe pse statistikat e përgjithshme të krimit në qytet po zvogëlohen. Duke cituar të dhënat e policisë, raporti vuri në dukje se gratë me ngjyrë përfaqësojnë vetëm 4.3 për qind të popullsisë së qytetit, por përbëjnë 25-33 për qind të viktimave të dhunës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos