
Kryeministri Edi Rama dha pasditen e së mërkurës deklaratën paraprake të presidencës, pak minuta para nisjes së mbledhjes që do të mbahet në Këshillin e Sigurimit, me pjesëmarrjen e krerëve të shteteve dhe qeverive.
Rama bëri të ditur se gjatë kësaj mbledhjeje, kryetemë e së cilës është lufta në Ukrainë, do të diskutohet për të gjitha mënyrat që mund të shfrytëzohen për t’i ardhur në ndihmë Ukrainës si dhe për të arritur paqen.
Po ashtu, sipas kreut të qeverisë, mbledhja do të shfrytëzohet edhe për t’i bërë thirrje Rusisë që të hapë rrugën e grurit në Detin e Zi.
Kujtojmë se në Selinë e OKB-së po mbahet aktualisht një Debat i Hapur i Nivelit të lartë, ku Presidenca Shqiptare e Këshillit të Sigurimit drejton sesionin me temë “Respektimi i qëllimeve dhe i parimeve të Kartës së OKB-së nëpërmjet multilateralizmit: “Ruajtja e paqes dhe sigurisë së Ukrainës”
Në tryezë merr pjesë Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky dhe 50 krerë të shteteve. (A2 Televizion)