“Pyetja për fenë duhej me detyrim”, Komuniteti Fetar: Censi do të tregojë se jemi më pak shqiptarë

Nga A2 CNN
20 Shtator 2023, 12:32 | Aktualitet
“Pyetja për fenë duhej me detyrim”, Komuniteti Fetar:

Pyetja për besimin fetar në Cens, për përfaqësues të Kishës Ortodokse në vend duhej të ishte me detyrim.

Teksa i bashkohet thirrjes së përbashkët të përfaqësuesve të komuniteteve fetare, kleriku i Kishës Ortodokse, At Grigor Palushi shprehet i pakënaqur mbi faktin që shqiptarët nuk do të jenë të detyruar t’i përgjigjen pyetjes së drejtimit të besimit që kanë.

“Ajo do duhej të ishte krejt natyrshëm si pyetjet e tjera. Siç kanë detyrimin për t’u përgjigjur pyetjeve të tjera, duhet edhe të përgjigjemi për identitetin fetar. Ne e kërkuam por askush nuk na dëgjoi.”

Gjetjet e Cens të cilat pritet të publikohen nga Instituti i Statistikave mesin e vitit të ardhshëm për Imamin Ahmed Kalaja nuk do të ndryshojnë vetëm politikat qeveritare, por edhe vetë aktivitetin e komuniteteve fetare.

“Do të ketë një ristrukturim. Nuk ka kuptim që të ketë përfaqësi fetare aty ku nuk ka besimtarë të asaj feje.”

Ndërsa Zëdhënësi i Konferencës Ipeshkvore Katolike të Shqipërisë, Dom Mark Pashkja parashikon një rezultat në përgjigje jo fort të kënaqshëm për pyetjen, “Sa shqiptarë kemi mbetur?”

“Duke u bazuar te ato që kemi pare këto vite që Censi është kryer, nëse procesi do të jetë I rregullt do të shohim që numri i atyre që jetojnë në Shqipëri do të jetë shumë  pak.”

Përfaqësuesit e komuniteteve kryesore fetare në vend vlerësojnë se përfshirja e qytetarëve në dhënien e sakta të përgjigjeve të qytetarëve do t’i bëjë mirë atyre në rrafshin socio-ekonomik, por edhe në atë fetar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos