“Njerëzimi ka hapur dyert e ferrit”, Guterres apel liderëve: E ardhmja është në duart tuaja

Nga A2 CNN
20 Shtator 2023, 15:24 | Bota
“Njerëzimi ka hapur dyert e ferrit”, Guterres apel

“Njerëzimi ka hapur dyert e ferrit, vapa e tmerrshme po ka efekte shkatërruese, fermerët e shqetësuar shikojnë të korrat e tyre të lara nga përmbytjet, mijëra njerëz ikin të frikësuar ndërsa zjarret historike shpërthejnë. E ardhmja e njerëzimit është në duart tuaja, një samit nuk do ta ndryshojë botën, por sot mund të jetë një moment i fuqishëm për të gjeneruar plane, mbi të cilin do të ndërtojmë në muajt e ardhshëm”.

Është ky apeli i drejtuar udhëheqësve botërorë nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres në samitin e klimës, duke u kërkuar atyre që t’i shndërrojnë planet “në veprim”.

Guterres më pas nënvizoi se “veprimet klimatike janë zbehur nga sfidat. Nëse asgjë nuk ndryshon, ne do të shkojmë drejt një rritjeje të temperaturës me 2.8 gradë, drejt një bote të rrezikshme dhe të paqëndrueshme. Por u takon udhëheqësve të shkruajnë të ardhmen, ne mundemi ta kufizojnë rritjen e temperaturës globale në 1.5 gradë. Nëse ne do ta bëjmë këtë, kampionët e klimës, veçanërisht në botën në zhvillim, kanë nevojë për solidaritet dhe ata kanë nevojë për liderë globalë për të vepruar shpejt,” vijoi ai në samitin e klimës së OKB-së.

Sekretari i Përgjithshëm shpjegoi më tej se agjenda e tij për përshpejtimin e klimës u bën thirrje qeverive “të veprojnë shpejt në mënyrë që vendet e zhvilluara të arrijnë emetimet neto zero sa brenda vitit 2040 dhe ekonomive në zhvillim sa më afër vitit 2050. Ai u kërkon kombeve të zbatojnë një transfuzion energjetik sa më të drejtë dhe të barabartë, duke ofruar energji elektrike të përballueshme për të gjithë. Duke siguruar plane të besueshme për të dalë nga karboni deri në vitin 2030 për vendet e OECD dhe deri në vitin 2040 për pjesën tjetër të botës, duke i dhënë fund subvencioneve të karburanteve fosile dhe duke vendosur objektiva ambiciozë për energjinë e rinovueshme”.

Për drejtësinë klimatike, Guterres deklaroi se “shumë nga kombet më të varfra kanë çdo të drejtë të zemërohen” dhe u kërkoi qeverive “të shtyjnë sistemin financiar global për të mbështetur veprimet klimatike”: “Vendet e zhvilluara duhet të përmbushin angazhimin e tyre prej 100 miliardë dollarësh. Rimbushja e Fondit të Gjelbër të Klimës dhe financimi i dyfishtë i përshtatjes”, theksoi ai. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos