Nesër Këshilli i Sigurimit diskuton për Ukrainën, Rama: I dimë vuajtjet e luftës dhe vlerën e paqes

Nga A2 CNN
19 Shtator 2023, 20:11 | Aktualitet
Nesër Këshilli i Sigurimit diskuton për Ukrainën, Rama: I

Ditën e nesërme, Këshilli i Sigurimit do të zhvillojë një debat të hapur të nivelit të lartë ku tema kryesore do të jetë lufta në Ukrainë.

Nga salla e Këshillit të Sigurimit të OKB-së në New York, kryeministri Edi Rama, i cili do të kryesojë mbledhjen, u shpreh se gjatë këtij debati liderët  do të kenë mundësinë që të shprehin mendimet e tyre në ndikimin që lufta ka pasur në zhvillimin ekonomik dhe në çështje të tjera ndërkombëtare.

“Shpresoj që ky Debat i Hapur i Nivelit të Lartë të mobilizojë botën në përpjekjet e saj të përbashkëta për të dënuar luftën e për të rritur trysninë ndaj Rusisë, për të kthyer rrugë dhe për t’i lënë vend nisjes së procesit të paqes së drejtë,” deklaroi Rama.

Teksa solli në vëmendje se Shqipëria vjen nga një rajon ku lufta ka shkaktuar vuajtje, kreu i qeverisë shtoi se pikërisht për këtë arsye ne e dimë “vlerën e paqes dhe përpjekjet që duhen për arritjen e saj.”

Në mbledhjen e nesërme, Shqipëria e cila këtë muaj ka presidencën e Këshillit të Sigurimit, sipas Ramës, ka vendosur të vendosë theksin te nevoja thelbësore për një veprim efektiv shumëpalësh, si metoda më e mirë për zgjidhjen e problemeve të përbashkëta, sidomos, të paqes e sigurisë.” (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos