“Shqipëria bëhet”, Lapaj: Hapja e garës më e rëndësishme se çmimi i fasules

Nga A2 CNN
20 Shtator 2023, 19:41 | Politikë
“Shqipëria bëhet”, Lapaj: Hapja e garës më e

Hapja e garës është më e rëndësishme, se rritja e çmimeve. Kështu deklaroi kryetari i lëvizjes “Shqipëria bëhet”, në studion e Debatit në A2 CNN, teksa shpalosi platformën e kësaj lëvizjeje dhe hapat e ardhshëm. Sipas tij çmimet janë pasoja, kurse shkaku është mungesa e garës dhe e llogaridhënies.

“Në këtë rrugëtim nuk e vendos Adriatiku cila është agjenda ne kemi parimet e qarta, rrugëtimin e vendosin qytetarët. 5 qytetarë nuk janë mjaftueshëm për numrat. Nëse masivisht na dëgjojnë atëherë mund të ketë zhvillime të reja në këtë vend. Është më e rëndësishme hapja e garës se çmimi i fasules. Çmimet janë pasoja, duhet të merreshim me shkakun. Nuk merrem me pasojat, por me shkakun dhe nëna e të gjithë problemeve është mungesa e garës, mungesa e llogaridhënies. Partitë politike të mëdhenjtë administrojnë zgjedhjet, është fakti që emigrantët tanë nuk kanë mundësi të shprehen me votë si emigrantët e vendeve të tjera”.

Lapaj theksoi se rrugëtimi i lëvizjes së tij do të vijojë në të gjitha qarqet e vendit dhe në Diasporë, për demokratizimin e vendit dhe nëse politikanët nuk reflektojnë do të përballet në zgjedhje.

“Po e nisim me një rrugëtim në 62 bashki dhe 21 destinacione në Diasporë për të folur për  këto pika për demokratizimin e vendit dhe për të krijuar një frymë që imponon një vullnet tjetër. Nëse politikanët e kolltuqeve të Tiranës nuk e reflektojnë këtë qasje do të përballemi në zgjedhje”.

Duke cilësuar bashkimin në kauza si qëllimin e lëvizjes së tij, Lapaj tha se nëj tjetër çështje e rëndësishme është miratimi i ligjit për referendumin.

“Mos ketë mure që ndajnë vendin në parcela se debati për hapjen e listave dhe ndryshimin e vendit duhet t’i përmbledhë të gjithë. Miratimi i ligjit për referendumet është një çështje që përbashkon edhe socialistët. Vota e emigrantëve i vlen si socialistëve si për demokratë e socialistët, depolitizimi i administratës vlen si për socialistët e demokratët. Nuk është momenti për të ndarë njerëzit, por për t’i bashkuar. Lëvizja ka në themel këtë ide të bashkojë shqiptarët për këto kauza dhe të jemi s amë shumë”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos