Një person është vrarë me armë zjarri, në orët e mëngjesit të së mërkurës, në fshatin Banjë të Malishevës, në një ngjarje që ka ngritur në këmbë policinë e Kosovës.
Sipas të dhënave paraprake, viktima dhe autori kanë pasur një mosmarrëveshje mes tyre për punën deri sa ky i fundit më pas ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar disa herë.
Më pas, autori pas krimit është dorëzuar në polici dhe po jep detaje për ngjarjen e rëndë.
“Rreth orës 07:15 është raportuar se në fshatin Banjë-Malishevë, viktima mashkull i moshës madhore është gjetur pa shenja jete, dyshohet të jetë qëlluar me armë zjarri. Ekipi mjekësor i cili ka dalë në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e tij”, tha zëdhënësi i Policisë së Gjakovës, Sheremet Elezaj. (A2 Televizion)
