“Dorëheqja, kërkesë e Serbisë”, Krasniqi për zgjedhjet në Veri: Nuk ka ende një peticion

Nga A2 CNN
19 Shtator 2023, 14:51 | Kosova
“Dorëheqja, kërkesë e Serbisë”, Krasniqi

Deri tani nuk kemi pranuar ndonjë informacion që është nis ndonjë peticion për largimin e kryetarëve.

Ministri për Administrimin e pushtetit lokal në Kosovë, Elbert Krasniqi, konfirmon se qeveria i ka përmbushur detyrimet e saj të marra përsipër në marrëveshjen e Bratisllavës me Bashkimin Europian për zgjidhjen e krizës në Veri.

Por ndërkombëtarët kanë theksuar shpeshherë se pa mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në katër komunat e kontestuara, problemi nuk do të konsiderohet si i tejkaluar. Gjithashtu kërkojnë dorëheqjen e kryetarëve aktualë, si mënyrën më të shpejtë për të ecur përpara.

S’ka asnjë autoritet që t’i kërkojë një kryetari të komunës të japë dorëheqje. Ky është akt moral. Unë kam komunikim të vazhdueshëm me kryetarët e komunave dhe ata besojnë se kjo është demokracia. Ne duhet të përkujdesemi për demokracinë dhe jo për dëshirat e kujtdo qoftë. Dhënia e dorëheqjeve është kërkesë e Beogradit dhe ne nuk jemi këtu për t’u brengosur se çka mendon dhe kërkon Beogradi.

Ndër të tjera, ministri Krasniqi përsëriti qëndrimin e qeverisë së Kosovës se zgjedhjet në Leposaviq, Zubin Potok, Mitrovicë të Veriut dhe Zveçan duhet të mbahen pas peticioneve për largimin e kryetarëve.

Për organizimin e tyre, dy javë më parë u prezantua dhe një ligj i posaçëm i emërtuar si udhëzim administrativ për shkarkimin e kryetarëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos