Borrell, takim me liderët rajonalë, Osmani: Masat ndaj Kosovës nuk e ndihmojnë dialogun

Nga A2 CNN
20 Shtator 2023, 10:09 | Kosova
Borrell, takim me liderët rajonalë, Osmani: Masat ndaj Kosovës

Presidentja Vjosa Osmani i kërkoi Bashkimit Evropian që ta përshpejtojë procesin për t’i dhënë Kosovës statusin e vendit kandidat për anëtarësim në bllok.

Siç bëhet e ditur, ajo i bëri këto deklarata gjatë një dreke me liderët e tjerë të rajonit, të organizuar nga kryediplomati i BE-së, Jozeph Borrell në Nju-Jork, ku po mbahet Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara.

Mes të tjerash, Osmani ka vlerësuar se masat e ndërmarra ndaj Kosovës nuk i kontribuojnë avancimit të dialogut dhe prekin interesat e mirëqenien e qytetarëve.

Sakaq presidenti Aleksandar Vuçiç, deklaroi pas takimit se Serbia është e hapur ndaj “bashkëpunimit konstruktiv në rajon”. Në takim ishte i pranishëm edhe presidenti shqiptar Bajram Begaj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos