Kanabis shqiptaro-kinez, Europol shkatërron organizatën kriminale, pastronte paratë në Shqipëri

Nga A2 CNN
21 Shtator 2023, 13:28 | Kronikë
Kanabis shqiptaro-kinez, Europol shkatërron organizatën kriminale,

Europol goditi një grup kriminal i cili financonte trafikantët shqiptarë të drogës për kultivimin e kanabisit. Në pranga ranë 27 persona të cilët dyshohet se ishin të përfshirë në trafik droge dhe në pastrim parash.

Mbi 615 mijë euro cash janë sekuestruar nga policia gjatë operacionit, orë dhe bizhuteri me vlerë 400 mijë Euro, celularë të enkriptuar, kompjuter dhe sende të tjera. Sipas hetuesve Gjatë periudhës midis majit 2020 dhe marsit 2021, banda kriminale qarkulloi një total prej gati 65.5 milionë eurosh.

Në mediat spanjolle thuhet se grupi kriminal shpërndau miliona euro për të mbështetur bandat kriminale me orgjinë shqiptare. Grupi ishte kthyer në një lloj banke për trafikantët e tjerë të drogës, të cilëve u transferonin shuma të mëdha parash nga shitja e drogës.

Në pranga ranë 7 persona nga Malaga dhe 20 të tjerë në provincat e Alicante, Barcelonës​​, Madridit, Seville dhe Valencias.

Organizata kriminale drejtohej nga dy shqiptarë, dhe ishte e dedikuar për trafikimin e lëndëve narkotike, kryesisht kultivimin dhe mbjelljen e marijuanës në ambiente të mbyllura. Sipas hetuesve, drejtuesit e grupit mbështeteshin nga një tjetër grup me origjinë kineze që së bashku të pastronin paratë.

Gjatë hetimeve, agjentët verifikuan se në këtë strukturë, shtetas kinezë u dërgonin bizneseve të tyre shuma të mëdha parash. Qëllimi përfundimtar ishte dërgimi dhe pastrimi i parave në Shqipëri.

Po kështu, policia verifikoi se banda shqiptare sillej sikur të ishte një bankë, duke transferuar dhe fshehur shuma të mëdha parash nga shitja e drogës dhe kërkonin të rifinanconin operacione të reja. Si rezultati punës së policisë, hetuesit zbuluan se dy drejtuesit kryesorë ishin dy shqiptarë, njëri prej tyre si drejtues dhe tjetri si toger dhe llogaritar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos