Flakët “përpijnë” katin e 10-të të një pallati te “Stacioni i Trenit” në Durrës

Nga A2 CNN
21 Shtator 2023, 07:51 | Kronikë
Flakët “përpijnë” katin e 10-të të një

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë katin e 10- të të një pallati në lagjen nr. 4 të qytetit të Durrësit në orët e vona të natës. Sipas njoftimit të policisë së qytetit bregdetar, mësohet se flakët kanë rënë rreth orës 23:30, në katin 10 -të të një pallati pranë stacionit të trenit.

Në vendngjarje shkuan menjëherë shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëset, të cilat evakuuan menjëherë banorët.

Nga zjarri nuk pati asnjë të lënduar, ndërsa zjarrfikësit bënë të mundur fikjen e zjarrit, informoi sot policia e Durrësit. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të rënies së zjarrit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos