
Edhe nga selia e OKB-së, kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, thirrjen e pati për një përballje me krizën e refugjatëve, si një krizë që prek jo vetëm Italinë, por Evropën dhe të gjithë botën, meqënëse edhe në OKB u fol gjatë për valën e kësaj lufte globale, si dhe atë kundër trafikut njerëzor.
Kryeministrja italiane Meloni tha se lufta ruse në Ukrainë prej kohësh po shkakton një efekt domino, edhe në pjesën tjetër të botës, sidomos në vendet e Afrikës së Jugut.
Meloni kërkoi ndihmën e ndërkombëtarëve, në mbështetje të Italisë së pari, për t’u përballur me krizën e emigrantëve dhe premtoi nga Nju-Jorku, se në asnjë mënyrë, ajo nuk do të lejojë që vendi i saj të shndërrohet në një kamp refugjatësh në Evropë.
Por pavarësisht vëmendjes së ndërkombëtarëve dhe vizitave të herëpashershme edhe në kampet e refugjatëve, Italia vazhdon të përballet me një fluks të jashtëzakonshëm refugjatësh në brigjet e saj, 11 mijë thuajse në 1 javë, gati dyfish nga popullsia e vetë ishullit të Lampeduzas. (A2 Televizion)