Prenotime edhe në tetor, Vlora pret turistë vendas dhe të huaj edhe në vjeshtë

Nga A2 CNN
21 Shtator 2023, 14:11 | Aktualitet
Prenotime edhe në tetor, Vlora pret turistë vendas dhe të huaj

Vlora nuk e ka më atë zhurmën dhe gjallërinë e ditëve të verës, por kjo nuk do të thotë se i mungojnë turistët. Përkundrazi, turistët vijojnë të jenë të shumtë edhe pse jemi në fund të muajit shtator, por është një fashë turistësh, vendas dhe tëhuaj, që kërkojnë më shumë qetësi, shplodhje dhe temperatura pak më të freskëta se ato që kaluam në verë.

Numrin e kënaqshëm të turistëve e konfirmojnë edhe subjektet akomoduese në Vlorë të cilat kanë pritshmëri edhe për muajin tetor.

Me temperaturat e larta, ditët me diell dhe atraksionet kulturore dhe historike, Vlora po shkon drejt një sezoni gjithë vjetor turistik. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos