
Kjo është fletëthirrja dërguar grave të cilat kanë dalë nga kampi Al-Hawl në Siri. Ndonëse, Prokuroria ende nuk ka dalë me një akuzë.
Lavdie Kaca, Entela Vladi, Ruzhdie Balliu, Elteva Stafasani, Stela Stafasani, Klotilda Zani, Almira Kastrati, Floresha Rasha, Brunilda Koçollari, u paraqiten në dyert e SPAK, e cila po heton rolin e tyre përgjatë qëndrimit në Siri, një pjesë e të cilës kontrollohej nga i ashtuquajturi Shteti Islamik.
Përmes marrjes në pyetje, SPAK do të verifikojë udhëtimin e tyre nga Shqipëria në drejtim të Sirisë. Gjithashtu, burimet bëjnë me dije se do kërkohet informacion për rekrutuesit financuesit dhe personat që i kanë ndihmuar këto shtetase që të kalojnë nga Shqipëria përmes itinerarit nga Turqia me destinacion final Sirinë.
Një tjetër çështje me rëndësi për hetimin, i cili ka nisur vite më parë nga një procedim i ish-Prokurorisë për Krimet e Rënda, ka të bëjë me faktin se kush i rekrutoi dhe financoi shqiptarët që shkuan për të luftuar për ISIS në Siri. Megjithatë, për këtë çështje ka disa të dënuar, njëri prej të cilëve u vendos në regjimin “41 Bis” për herë të dytë. (A2 Televizion)