Vendimi përfundimtar për Inceneratorin shpallet më 5 tetor, Lefter Koka me probleme shëndetësore

Nga A2 CNN
21 Shtator 2023, 09:09 | Aktualitet
Vendimi përfundimtar për Inceneratorin shpallet më 5 tetor,

Gjykata e Posaçme caktoi datën 5 tetor, ora 13:00 për shpalljen e vendimit përfundimtar ndaj të akuzuarve për inceneratorin e Elbasanit.

Ditën e sotme, gjykata u njoh me mbrojtjen e “Albtech energy”, i cili theksoi se referuar bilanceve të kompanisë, pagesave, por edhe akt-ekspertimit financiar rezulton se nuk ka pasur hapësirë për abuzim.

Po sipas avokatit mbrojtës, kompania është para gjësë së gjykuar, pasi është hetuar me herët nga Prokuroria e Elbasanit, ku është pushuar.

Ndërkohë Lefter Koka, përmes avokatit, paraqiti disa akt-ekspertime që provojnë probleme shëndetësore të tij. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos